Teatri në Parlament, Gjoni: Hetim parlamentar. Balla: Mos bëj sikur të dhemb shpirti

Teatri në Parlament, Gjoni: Hetim parlamentar. Balla: Mos bëj sikur të dhemb shpirti

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, dhe kreu i grupit parlamentar socialist shkëmbyen replika për Teatrin në seancën e sotme. Që në nisje të seancës, Gjoni kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e Teatrit.

"Unë shpresoj në mirëkuptimin tuaj institucional për kërkesën time, jemi në kushte të ndjeshme sa i përket qytetarëve të Tiranës, pas shembjes së shëmtuar të godinës së Teatrit. Ka shumë paqartësi, mungesë të theksuar të transparencë, dua t'ju kërkoj që sot të mblidhni kryetarët e grupeve parlamentare për të ngritur një komision parlamentar që të ,marrë në konsideratë të gjitha faktorët, aktorët nga të gjitha palët për ta zbardhur këtë gjë", tha Gjoni.

Në përgjigje të kërkesës së deputetit Ralf Gjoni, Balla nuk e kurseu ironinë, duke i kërkuar që për kërkesën në fjalë të ndjekë procedurën.

"Nuk është mirë që të vijnë më Kuvend që të luajmë Teatër për teatër. Nuk mund të bësh sikur të dhemb shpirti për Teatrin, bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë", tha Balla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy