Kërcënimin e BE për ndërprerje fondesh, Hungaria e ka marrë shumë seriozisht. Në studion e lajmeve, gazetari Albi Xhunga analizoi raportin e PE përmes të cilit kërkohet shkurtimi i fondeve për Hungarinë, duke theksuar se ndryshe nga herët e tjera, BE ka gjetur kësaj radhe “thembrën e Akilit” për të ndëshkuar qeverinë e kryeministrit Viktor Orban për shkeljen e parimeve bazë të BE-së.
PE para tre ditësh miratoi një raport i cili e quan Hungarinë autokraci elektorale. Tashmë organizmat europianë e kanë renditur Hungarinë aty ku e meriton. Gjërat janë përkeqësuar në Hungari, mediat mund të konsiderohen zgjatim i pushtetit.
Parametra të tjerë demokratikë kanë degraduar në Hungari. Përplasja e Hungarisë me BE e ka origjinën së paku 10 vjet më parë. Procedurat ndëshkuese mund të çojnë deri në heqjen e të drejtës së votës. Por për të miratuar procedurën duhet votë unanime. Hungaria ka gjetur një aleat, Poloninë, e cila e ka ndihmuar.
Mesa duket, BE ka gjetur thembrën e Akilit. Do të godasin ku është e mundur dhe ku dhemb më shumë: te portofoli.
Xhunga tha se kësaj radhe, Hungaria nuk do të mundet të mbështetet te Polonia, ndaj ka nisur punën për të shmangur një penalitet të tillë.
Nëse deri sot Hungaria i është përgjigjur me arrogancë Brukselit, me siguri te vota e Polonisë, sot gjërat kanë ndryshuar. Kur është puna te ndërprerja e fondeve mjafton një shumicë e cilësuar. Hungaria është trembur keq.
Ka nisur një aksion diplomatik. Ministrja e Drejtësisë hungareze po bën një tur nëpër vendet e BE për t’i bindur të mos votojnë kundër vendit të saj. Hungaria po reagon dhe mendoj se BE do ta marrë parasysh këtë.



