Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Vlorës.
Një person ka qëlluar me armë në lagjen "Skelë". Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të shtenave, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



