Vetoja bullgare, Neziri: Pak gjasa për dritë jeshile, një shumicë e re vështirë të arrihet

Vetoja bullgare, Neziri: Pak gjasa për dritë jeshile, një shumicë e re vështirë të arrihet

Dinamika politike në Bullgari mban peng fatin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Në një intervistë me MCN TV, nga Forumi i Prespës, analisti Xhelal Neziri thotë se gjasat janë që kryeministri Petkov nuk do të mbajë dot shumicën.

Ajo që pritet është votimi i buxhetit dhe ministrave të rinj pas largimit të një partie nga qeverisja. Nëse kryeministri merr shumicën atëherë kjo do të ishte një shenjë e mirë që deri me 23 qershor të mënjanohet vetoja bullgare. Ka informacion se të hënën mund të bjerë qeveria në Bullgari për shkak se nuk do të arrijë të marrë shumicën.

Sa i takon vetos bullgare, Neziri tha se duhet konsensus i gjerë për ta anuluar.

Është një qëndrim unison i gjithë spektrit politik në bullgari. Për të hequr veton dhe për t’u mundësuar Shkupit dhe Tiranës nevojitet konsensus i gjerë në Bullgari, i cili është gati e pamundur të arrihet. Ajo që ngjall shpresë është që një shumicë e re e zotit Petkov të heqë këtë veto.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy