Macron: Perëndimi nuk mund të ketë standarde të dyfishta si për Gazën dhe Ukrainën

Macron: Perëndimi nuk mund të ketë standarde të dyfishta si për Gazën dhe Ukrainën

Presidentin francez, Emmanuel Macron ka thënë gjatë pritjes së presidentit amerikan Joe Biden në Pallatin Elysée, se Perëndimi nuk mund të ketë standarde të dyfishta për konfliktet si në Gaza dhe në Ukrainë, raporton Telegrafi.  

Macron foli së bashku me homologun e tij amerikan në një konferencë shtypi dhe tërhoqi paralele midis konflikteve dhe përpjekjeve perëndimore për t'i dhënë fund.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ai tha se ndërsa SHBA dhe Franca “shohin sy për sy” ngjarjet në Ukrainë, respektimi i tyre për të drejtën ndërkombëtare, duhet të jetë i njejtë edhe me krizat e tjera.

“Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, dhe megjithëse ka shumë kriza në mbarë botën, ne ende po zbatojmë të njëjtat parime me të njëjtin përcaktim në Gaza,” tha ai.

Biden mirëpriti lajmin për shpëtimin e katër pengjeve në Izrael, duke u thënë gazetarëve se nuk do të ndalojmë së punuari derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi dhe të arrihet një armëpushim.

Nga ana e tij Macron bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza, i cili filloi pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

“Pas nëntë muajsh konflikti, situata në Rafah dhe pasojat njerëzore janë të papranueshme. Nuk është e pranueshme që Izraeli të mos hapë të gjitha pikat e kontrollit për ndihmën humanitare, siç kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar prej muajsh. Operacionet izraelite duhet të ndalen këtu.”, u shpreh Macron.

Macron tha se Parisi dhe Uashingtoni kishin parë përshkallëzim nga Irani në rajon dhe se të dy vendet ishin të vendosura për të ushtruar presionin e nevojshëm për të ndaluar këtë prirje.

Presidenti amerikan ndodhet në Francë që nga e mërkura dhe mori pjesë në përkujtimet e kësaj jave që shënuan 80-vjetorin e zbarkimit të Ditës D që ndryshuan rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore .

Biden paralajmëroi për nevojën për të ruajtur demokracinë amerikane dhe tërhoqi paralele midis Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit rus të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy