“Kuq e zi” kënga dedikuar Kombëtares/ Saliasi: Ishte më shumë këngë tifozësh, ata realisht fituan

“Kuq e zi” kënga dedikuar Kombëtares/ Saliasi: Ishte më shumë këngë tifozësh, ata realisht fituan

“Kuq e zi” është kënga e fundit e Ervis Saliasit, dedikuar Kombëtares shqiptare, pjesëmarrëse në “EURO 2024”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edhe pse ekipi kombëtar nuk ja doli deri në fund, këngëtari dhe aktori Saliasi, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se kënga ishte më shumë dedikim për tifozërinë shqiptare të cilët triumfuan me performacat dhe përkrahjen e tyre në stadiumet në Gjermani.

Ajo ishte këngë tifozësh dhe tifozët fituan.   

Është këngë tifozësh sepse në pjesën e parë thuhet ‘ti yshtim kantieret dhe të fitojmë’, se grupi ku ishte Shqipëria ishte aq i vështirë, sepse vetëm fati mund të na ndihmonte përtej aftësisë së lojtarëve, ku praktikisht kemi pasur një skuadër aq të mirë.

Përveç cilësisë së lojtarëve neve na duhej fat sepse ishte me të vërtet grup shumë i vështirë.

Kurse pjesa e dyte thoshte ‘ca në stadium, ca në shpi se s’na dilte llogaria’, sepse nuk kishim mundësi të shkonin të gjithë në stadium.

Pos kësaj këngë, këngëtari dhe aktori Saliasi thotë se ka në raportuarin e tij edhe këngë parodie kushtuar fisit, ku njerëzit mund ta identifikojnë vetën në këngë.

Kam këngë në raportuarin tim kushtuar kunatit, kushërirës, biri i babait, vëllait, etj, dhe është bërë program ai që ti gjatë gjithë kohës do një tematikë të ja dedikosh dikujt.

Qoftë nga natyra e parodistit, ne së bashku me skenaristen e “Fustanellës”, Benada Mollës, ne gjithmonë gjejmë tema se kujt do ti drejtohemi. Dhe tani është bërë si program që ti gjatë tërë kohës do një tematikë,

Ecin si këngë për dasma, ideja është të identifikojnë veten disa persona në këngë, dhe ku më mirë sesa ti i këndon rrethit të ngushtë familjar. Pastaj p.sh. kënga parodia kushtuar deputetit, kur ti sheh që ‘s’kemi asgjë në vijë por e kemi në terezi’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy