Nga pica te sushi, ushqimet më të fotografuara dhe shpërndara në rrjetet sociale

Nga pica te sushi, ushqimet më të fotografuara dhe shpërndara në rrjetet sociale

A e dini se cilat janë ushqimet më të fotografuara dhe më të shpërndara në rrjetet sociale në të gjithë botën?

Lenstore ka kryer një hulumtim të ri duke analizuar 100 ushqimet më të klikuara në TikTok, Instagram dhe Google.

Sipas rezultateve të hulumtimit pica, akullorja dhe sushi zënë tre vendet e para të ndjekura nga mango, portokalli dhe biskotat .

Fotografitë e picave të ndryshme kanë marrë mbi 59 milionë hashtags në Instagram dhe 22 miliardë shikime në Tik Tok.

Akullorja ka 43.9 milionë hashtags në Instagram dhe 28 miliardë shikime në TikTok.

Sushi renditet i treti në renditje, me rreth 7.5 miliardë shikime në TikTok dhe 32.1 milionë hashtags në Instagram.

Fotot e petullave, hamburgerëve dhe ëmbëlsirave me djathë janë gjithashtu shumë të njohura.

Ndërsa ato mbeten një kënaqësi për qiellzën, jo të gjitha ushqimet kanë të njëjtin nivel të popullaritetit në internet.

Në kundërshtim me mendimin e zakonshëm, patatet e skuqura janë ndër ushqimet më pak të fotografuara në mediat sociale. Me pak më shumë se 452 mijë hashtags, ato renditen në vendin e tetë në mesin e pjatave më pak të njohura dhe të klikuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy