
Një monedhë ari është shitur në New York për çmimin marramendës prej 18,9 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për monedhën e quajtur “Double Eagle”, e cila daton që prej 1933 dhe është jashtëzakonisht e rrallë. Kjo është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand.
Teksa ka statujën e “Lirisë” nga njëra anë dhe një shqiponjë në fluturim nga ana tjetër, monedha ka një vlerë minimale prej 20 dollarësh.
“Double Eagle” e vitit 1933 nuk hyri kurrë në qarkullim dhe pothuajse të gjitha u kthyen në qeverinë e SHBA-së dhe u shkrinë.
Vetëm një pjesë e monedhave u kursyen nga ky fat dhe një numër i vogël hyri në treg.
Por në vitin 1944, një hetim i Shërbimit Sekret deklaroi se çdo monedhë tjetër që gjendej në duart e koleksionistëve do të konsiderohej e vjedhur.
Ndërkohë mostra e shitur të martën është e vetmja që mund të posedohet legalisht pas një beteje ligjore që zhvilloi qytetari me Thesarin e Shtetit të SHBA-ve.
Burimi: CNN Business Përshtati: MCNtv.al



