Protesta e opozitës/ Dyrnjaja: Nuk mund të ketë protestë si ftesë dasme, me orë, ditë dhe datë të përcaktuar (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Dyrnjaja: Nuk mund të ketë protestë si ftesë dasme, me orë, ditë dhe datë të përcaktuar (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN Informacion ka komentuar protestën e paralajmëruar të opozitës për të cilën u shpreh se kishte më shumë pritshmëri, por kjo nuk mund të konsiderohet një protestë pasi protestat nuk janë si ceremonitë e dasmave me ftesa për orën, vendin dhe datën.

Ai tha se po të mos kishte përfitues nga kjo situatë politike njerëzit do ishin në protestë, por ata mungojnë sepse qytetarët janë gënjyer dhe keqpërdorur. Sipas tij ajo që humbet më shumë nga opozita është besueshmëria.

Nuk kisha këtë pritshmëri teksa është paralajmëruar kaq e fortë. Zakonisht në të tilla raste kur ka organizim, nuk jemi në ato ceremonitë kur shqiptarët shkojnë me vonesë, por mund të ishin dhe pak më parë sepse vetë demokratët kanë thënë se është protestë popullore. Mendoja se do kishte trafik dhe bllokim, por nuk kishte ndoshta shqiptarët duke paramenduar për një kaos kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe Tirana është më e qetë se sa pritej.

Është zhgënjyese për të gjithë atë pritshmëri. Njerëzit kur duan të protestojnë s’kanë nevojë për ditë, orë apo vend por dalin vetë, por cili është sot motivi që ata duhet të dalin në protestë, për çfarë që Berisha të lirohet nga arrestimi. Do protestojnë për Salianjin, ka 6 vjet kjo historia dihet, por ai po dënohet për shpifje dhe inskenim.

Pra këtu po proteston një palë kundër palës që ka pushtetin sepse po vdes të ketë pushtet dhe jo se i hyjnë në punë interesat e njerëzve. Po të mos kishte përfitues nga kjo situatë njerëzit do ishin në protestë, por nuk ka më njerëz në protesta pasi janë gënjyer dhe keqpërdorur.

Sa për policinë Dyrnjaja u shpreh se kjo është sprova e parë e drejtorit të ri të policisë së Shtetit Ilir Proda dhe duket se është një qasje ndryshe më moderne.

Shumë më pak provokuese nga pikëpamja e masave ku dhe vetë policia në deklarata është treguar e kujdesshme dhe ka bërë paralajmërim që do jenë në masa reciprociteti me atë që do ndodhi gjatë protestës prandaj më vjen mirë që policia është në këto kushte. Nëse opozita do ishte vërtetë e besueshme protesta do mendohej reale dhe ajo që humbet më së shumti nga opozita është besueshmëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy