Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se baza e NATO-s në Kuçovë është një pikë strategjike e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe aleancës.
Rama u shpreh se Shqipëria pret sot me krenari aleatët dhe partnerët e saj.
Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po referohem një fragmenti të gazetës Zëri I Popullit, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur më herët për të mirëpritur shokun Krushov. Është me rëndësi ky referim se në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik i perandorisë sovjetike dhe në Kuçovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani i luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATOs në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kuçovës. Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Jam i lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq partner aleatë, ku falënderoj ministrin Italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete.
Dhe miqtë e aleatët tanë turq që për thuajse 3 dekade mbajtën gjallë frymën e kësaj bazë që sot është transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO me një rëndësi që kalon kufijtë e Shqipërisë. Me siguri për rajonin tonë.
Kryeministri Rama tha se baza taktike e NATO-s ka një rëndësi për të gjithë rajonin, pasi është i kërcënuar nga ambiciet e Rusisë.
Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohës arritur përfundoi dhe këtu bashkë me ne janë plot miq partnerë aleatë.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë ka ardhur me disa avionë luftarakë me vete. Do të falënderoja miqtë dhe aleatët tanë turq të cilët për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze e cila sot është e transformuar dhe e gatshme si një bazë taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Është një element sigurie për rajonin e Ballkanit tonë Perëndimor pasi është një rajon i kërcënuar nga Rusia.
Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e rritjes së mëtejshme të flotës sonë ajrore. Dy helikopterët Black Hawak dhe dronët Bayraktar janë pjesë e rritjes që do të vazhdojë. Falënderoj banorët e zonës, për durimin që kanë treguar gjatë rehabilitimit dhe rindërtimit të kësaj baze.
Urojë që Baza taktik e NATO-s të sjellë për ta mundësi të reja punësimi duke ndikuar në ekonominë lokale.



