
Ne jemi të angazhuar që të ofrojmë të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme që Ukraina të jetë në gjendje t’i rezistojë përparimeve ruse dhe t’i zmbrapsë ato ku është e mundur.
Kështu deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Ne jemi të shqetësuar për çdo akt agresioni nga Rusia, për çdo centimetër të territorit ukrainas që ata pushtojnë, bombardojnë dhe shkatërrojnë.
Për këtë ne jemi të përkushtuar të ofrojmë armët e nevojshme për të mundësuar që Ukraina të rezistojë.



