SHBA duhet të zbatojë angazhimin e saj për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit.
Kështu tha kreu i diplomacisë kineze Wang Yi në një nga raundet e takimeve të zhvilluara në Pekin me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan.
Uashingtoni, theksoi zyrtari kinez, duhet të ndalojë armatosjen e Tajvanit dhe të mbështesë ribashkimin paqësor të Kinës.
“Tajvani i përket Kinës dhe do të ribashkohet”, shtoi Wang, për të cilin pavarësia e ishullit është rreziku më i madh për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Formosa.



