Kikia: Meta dhe Kryemadhi po gjuajnë njëri-tjetrin në distancë. Pritet që kreu i PL të largojë një sërë bashkëpunëtorësh nga partia (VIDEO)

Kikia: Meta dhe Kryemadhi po gjuajnë njëri-tjetrin në distancë. Pritet që kreu i PL të largojë një sërë bashkëpunëtorësh nga partia (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se gjuha e Metës në daljet e tij të fundit publike ka qenë agresive dhe nervoze në raport me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe në raport me bashkëpunëtorët e tij në PL. Duke vijuar më tej, Kikia theksoi se Meta dhe Kryemadhi po gjuajnë njëri-tjetrin në distancë dhe se në Konventën e 27 prillit pritet që ai të largojë një sërë bashkëpunëtorësh.

E kam ndjekur Metën gjatë gjithë qasjes së re publike, kohëve të fundit pas një periudhe të gjatë pasiviteti në politikë në të gjitha drejtimet. Pasivitet edhe në zgjedhjet e fundit. Meta u kthye me kurs të ri PR të tërheqjes së vëmendjes së publikut fillimisht me veprime në rrjetet sociale dhe më pas me disa dalje publike radhazi duke u shfaqur me tone nervoze agresive në dy drejtime, në raport me Dumanin dhe në raport me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë historikë në PL. Këto prodhuan një seri pyetjesh se çfarë ka ndodhur me Metën në raport me SPAK dhe me PL, pasi Meta foli për tradhtarë, çimka, përgjime nga bashkëpunëtorë të partisë.

Ajo që u lexua ishte përpjekja e Metës për ta ndarë sulmin ndaj Dumanit me institucionin. Tha e ka personalisht me Dumanin se sipas tij ka targetuar Metën për ta gjetur prova për të fajësuar. Akuza më e fortë është ajo e përpjekjes së Dumanit për të ngritur një axhendë politike në raport me PL për të shantazhuar personazhe brenda kësaj partie që mund të inskenojnë prova që mund ta dëmtojnë.

Meta pritet të largojë një pjesë të mirë. Në konventën e 27 prillit, duke filluar nga Kryemadhi, duke nisur nga bashkëpunëtorë si Vasili.

Meta në këtë diskurs, nuk ka përmendur emra, por nuk është e vështirë që të vihen emra

Meta nuk adresoi me emër Kryemadhin, të dy po gjuajnë në distancë njeri-tjetrin. Reagimi i Kryemadhit fliste për protagonizëm bosh. Është luftë politike. Kishte një deklaratë të Metës për persona që shantazhohen nga Dumani se kanë firmosur kontratat lobimi. Një nga këta që akuzohet është Vasili. Ngatërrohen çështje që lidhen me afera korruptive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy