Parlamenti anglez voton për shtyrjen e Brexit (VIDEO)

Parlamenti anglez voton për shtyrjen e Brexit (VIDEO)

Parlamenti anglez ka votuar sot në favor të shtyrjes së afatit së daljes së vendit nga BE-ja.

Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe i ka dhënë një ‘shuplakë’ edhe kryeministrit aktual, Boris Johnson, përsa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri është zotuar të prezantojë legjislacionin e nevojshëm për të zbatuar marrëveshjen e tij në Parlament sërish javën e ardhshme.

Me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje, diçka që Kryeministri ka kërcënuar që do të bëjë nëse nuk miratohet ujdia e fundit e arritur.

Por pas votimit të sotëm kryeministri anglez Boris Johnson është i detyruar të kërkojë një afat të ri për daljen nga tregu i përbashkët ekonomiko-politik europian deri në orën 23:00, thotë BBC.

Ishte vetë Johnson ai që këmbënguli se Anglia do të mbyllë procedurat e daljen nga BE-ja në datë 31 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy