Zyrtari ukrainas: Ja sesi mund ta njohë Rusia Kosovën

Zyrtari ukrainas: Ja sesi mund ta njohë Rusia Kosovën

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, zëvendëskryetari i Kuvendit të Krimesë, Refat Çubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta njohë pavarësinë e Kosovës për të ruajtur pushtetin e saj në Krime.

Çubarov ka thënë që forcat e mëdha tani janë në Pazar, dhe askush nuk e di se si do të përfundojnë në këtë mozaik.

“Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë. Rusia tani në mënyrë aktive kërkon mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën kohë duke ruajtur interesat e tyre”, ka thënë Çubarov.

Ndër të tjera ai ka thënë që Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe koncesione në mënyrë që të fitojë pushtetin mbi Krimenë.

Çubarov ka thënë se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me një pjesë të territorit që përpiqet të ndahet, përveç, sipas tij, qëndrimi i Serbisë është më i favorshëm për shkak se ajo ka arritur të ruajë një dialog me Kosovën, ndërsa Krimea nuk ka mundësi për këtë, shkruan Radiokim, transmeton Klan Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy