Një 34-vjeçar i identifikuar si Klajdi Buza është arrestuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.
I riu është person me precedent penal të mëparshëm.
Sipas të dhënave, ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



