Në Brazil vjen në pushtet e majta, mposhtet Presidenti i ekstremit të djathtë 

Në Brazil vjen në pushtet e majta, mposhtet Presidenti i ekstremit të djathtë 

E majta ka triumfuar në Brazil, ku ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva mundi në zgjedhjet presidenciale presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Pas një fushate përçarëse që përfundoi në balotazh, Lula fitoi 50.9% të votave. Shifrat mjaftuan për të mposhtur Jair Bolsonaro, mbështetësit e të cilit kishin qenë të sigurt për fitoren.

Por ndarja që kanë nxjerrë në pah këto zgjedhje nuk ka gjasa të zhduket.

Është një rikthim mahnitës për një politikan që nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018 sepse ishte në burg dhe i ndalohej garimi. 

Ai ishte shpallur fajtor për marrjen e ryshfetit nga një firmë ndërtimi braziliane në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës braziliane Petrobras.

Lula kaloi 580 ditë në burg para se t'i anulohej dënimi dhe t'i rikthehej përplasjes politike.

Në fjalimin e fitores Lula pati një ton paqtues duke thënë se do të qeveriste për të gjithë brazilianët dhe jo vetëm ata që votuan për të.

"Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë dhe ja ku jam," tha Lula në fjalimin e fitores.

"Ky vend ka nevojë për paqe dhe unitet. Kjo popullatë nuk dëshiron të luftojë më," shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy