Norvegji, policia gjen një pajisje të ngjashme me bombë

Norvegji, policia gjen një pajisje të ngjashme me bombë

Policia norvegjeze ka thënë se ka gjetur “një pajisje të ngjashme me bombë” në kryeqytetin Oslo dhe për këtë arsye e ka arrestuar një person.

Agjencia Reuters ka raportuar se një hapësirë e gjerë e sheshit Gronland në kryeqytet mbrëmë ishte bllokuar.

Policia më vonë tha se “dukej se kjo pajisje kishte vetëm potencial për të shkaktuar dëme të kufizuara... dhe se po priten hetime të mëtejshme të domosdoshme”.

Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin që është arrestuar.

Vendet e Skandinavisë janë në gjendje të alarmit të lartë, pasi pardje një kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve në Stokholm të Suedisë, duke i vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, në një sulm të dyshuar terrorist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy