Ka disa veshje që sado vite të kalojnë nuk e humbasin vlerën. Për to duhet të jesh shumë e lumtur që i ke blerë, sepse ke zgjedhur pikërisht ato veshje që nuk kanë datë skadence. Mund të vijë koha që linja apo stili i tyre nuk do të jetë trend i modës, por mos u shqetëso, për disa vite mund të rikthehen sërish në modë.
Kështu ndodh me veshje, kanë qenë më të preferuarat vite më parë, por tashmë janë fjala e fundit e modës.
Ja lista me veshjet që nuk duhet të hedhësh në asnjë mënyrë kur pastron gardërobën.
Xhupi e lëkurës, Xhaketë në ngjyra neutral, Pardesy, Këmishë mëndafshi, Pallto treçerekëshe gri ose e zezë, Fustan i zi, Çizme të gjata.



