Horoskopi ditor, e enjte 16 qershor 2022

Horoskopi ditor, e enjte 16 qershor 2022

Dashi

Mund të ketë një diskutim të vogël që t’ju prishë planet. Nga ana tjetër, në punë, edhe nëse situata është e ndërlikuar, do ta gjeni zgjidhjen.

Demi

Mos e humbisni mundësinë për të takuar njerëz të rinj. Mund të lindë diçka vërtet e rëndësishme. Kjo e enjte është një ditë e mirë për të pyetur shefin tuaj për diçka.

Binjakët

Mund të takoni njerëz shumë interesantë. Në punë ndiqini dhe çojini përpara idetë tuaja sepse janë shumë të vlefshme.

Gaforrja

Po dilni në mënyrë progresive nga vetmia juaj, dhe mirë po bëni! Hani ushqime të lehta, vapa ju lodh.

Luani

Dashuria është futur në një stacion dhe ndoshta për momentin kjo është gjë e mirë. Edhe në punë, jo të gjitha të këqijat ju dëmtojnë.

Virgjëresha

Ka lloje të ndryshme dashurie, e rëndësishme është që ju të dini të bëni dallimin dhe jo të përçmoni. Miqtë ikin dhe vijnë, këtë duhet ta kini parasysh.

Peshorja

Bëni kujdes me mënyrën se si po silleni, ka disa lajme që vijnë. Do të duhet të zgjidhni një problem të vogël.

Akrepi

Fokusohuni në këtë ditë të enjte 16 për të kuptuar se çfarë nuk shkon me ju dhe me lidhjen tuaj. Edhe në punë gjërat nuk do jenë të lehta.

Shigjetari

Do të dëshironit që dikush t’jua kthejë të mirat që jepni. Ju po vuani faktin se jepni shumë e merrni thuajse asgjë mbrapsht. Do të përjetoni një moment të fortë stresi.

Bricjapi

Asgjë për t’u shënuar deri në fundjavë, por të shtunën do të keni një lajm të madh. Mos hiqni dorë nga ideja për të punuar vetë,  në vend që të punoni për të tjerët.

Ujori

E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të mira për shenjën tuaj. Në punë ka pasur diskutime,  por do të gjeni një mënyrë për t’i zgjidhur.

Peshqit

Së shpejti do të keni disa lajme, juve ju mbetet vetën të përpiqeni të fokusoheni në atë që dëshironi më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy