Sulmi i Iranit/ Trenova: Vendimi i Prokurorisë abuzues. Gabimi i AKSH-it, përmbledhja e të dhënave në një bazë unike (VIDEO)

Sulmi i Iranit/ Trenova: Vendimi i Prokurorisë abuzues. Gabimi i AKSH-it, përmbledhja e të dhënave në një bazë unike (VIDEO)

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Gent Trenova e konsideroi si të diskutueshëm nga pikëpamja ligjore si dhe abuziv urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e publikimit në media çdo informacioni të nxjerrë nga hakerat iranianë mbi Shqipërinë.

Ai shton se Prokuroria mund të ndalojë publikimin e informacioneve specifike, por jo të bëjë një ndalim të përgjithshëm për çështje që mund të kenë interes për publikun.

Për MCN Live Trenova thotë se drejtuesit e institucioneve s’mund të sillen si viktima, kur janë përgjegjës të drejtpërdrejtë që sulmi të mos ndodhte.

Është situatë e ngatërruar sepse nuk dihet thellësia e hakërimit dhe sa të ndjeshme do jenë këto të dhëna. Problemi është sa të rrezikshme do jenë këto informacione dhe a mund të përdoren për shantazh. Mund të ketë informacione të ngjashme si ato për Albin Kurtin, që s’kanë dalë dhe mund të përdoren ndaj shtetit shqiptar për shantazh. Dolën disa informacione në lidhje me drejtorin e Policisë së Shtetit, por nuk e di nëse ky është provokim apo mesazh, që ne kemi informacione më të ndjeshme, por s’po i nxjerrim. Mund të jetë edhe shantazh. Nuk mundesh që para 1 viti të talleshe me historinë e patronazhistëve dhe pas një viti të bësh rolin e viktimës. Nuk e more seriozisht atë histori, vjen një ditë që situata të bie në kokë dhe paraqitesh në publik si viktimë e sulmit. Ndërkohë që s’je viktimë, por je përgjegjës. Drejtuesit e institucioneve s’mund të sillen si viktima, por janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për marrjen e masave që mos ndodhte ky sulm, ose mos kalonte në situata të rënda”.

Trenova thekson se gabimi më i madh dhe strategjik i AKSH-it ka qenë përmbledhja e të gjitha të dhënave në një bazë unike, sidomos e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, që duhet të kishin sisteme autonome.  

Vendimi është pak i diskutueshëm nga pikëpamja ligjore. Është një urdhri i përgjithshëm, hyn te kategoria e urdhrave abuziv. Nëse do ishte për një çështje konkrete, person konkret, mund të ishte i arsyeshëm si urdhër. Ti mund të hapesh një sajt jashtë Shqipërisë dhe t’i nga Shqipëria nuk ke asnjë mundësi ta ndalosh atë. Nëse do ketë një informacion të karakterit specifik, kur një qytetar me emër mbiemër tregon për një vrasje, një autor, është e arsyeshme që Prokuroria të ndalojë. Por vendim për të ndaluar në mënyrë të përgjithshme, që përbën interes për publikun, nuk ka arsye. Prokuroria këtu më shumë është nxituar për të qenë në rregull për ndonjë gjë të pakëndshme që mund të dalë. Objekti i ndalimit është i tepëruar, ose i përgjithshëm. Mund të dalin të dhëna që s’përbëjnë sekret shtetëror. Është abuziv si vendim dhe nuk e pengojnë median të publikojë të dhëna që s’cenojnë jetën private të njerëzve, apo jetën e tyre. Ne themi që është Irani, por sërish nuk e dimë nëse e ka kryer Irani. Deri më tani e kemi të hamendësuar sulmuesin dhe nuk e kemi të qartë arsyen e sulmit. Nuk jemi të sigurt nëse janë muxhahedinët arsyeja, apo arsye të tjera. Hetimet në lidhje me krimin kibernetik janë shumë të vështira për t’u realizuar. Synimi kryesor është krijimi i sistemeve të mbrojtjes. Më efektive është krijimi i programeve për mbrojtjen e sistemeve. Gabimi më i madh që është bërë te AKSH është përmbledhja e të gjitha të dhënave në një të vetëm. Nuk duhet që email-et e policisë të gjenden te AKSH-I. Përfshirja e të dhënave në një bazë unike është gabimi strategjik. Çdo institucion duhet të kishte në mënyrë autonome sistemin e vet, aq më tepër Ministria e Brendshme apo e Mbrojtjes”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy