Për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve dhe fataliteteve që po sjell pandemia mbajtja e maskës në Kosovë është bërë e detyrueshme edhe në mjedise të hapura, por duket se këtë vendim nuk po e zbaton vetë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka patur ditë tepër të ngarkuara.
Pas dëshmive të dhëna për një javë rresht në gjykatën e Hagës ai është kthyer në Kosovë ku po zhvillon takime me qyetarë në disa komuna të vendit, por edhe në fshatra.
Pas këtyre takimeve është vetë Thaçi që në faqen zyrtare publikon foto nga të cilët dallohët që ai nuk mban maskë, ndryshe nga personat që e rrethojnë. Përveç kësaj edhe në ambientet e mbyllura, në pastime të bëra më herët, Thaçi dallohet lehtësisht që nuk mban maskë.



