Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme me 3 vota pro dhe dy kundër zgjedhjet e 25 Prillit.
Megjithëse opozita e kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe duke kërkuar shpalljen e pavlefshme në disa qarqe, ato u rrëzuan duke lënë në fuqi fitoren e Partisë Socialiste.
Kujtojmë se si rezultat i zgjedhjeve të 25 Prillit, PS fitoi 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.



