
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me krimin e rëndë në familje të regjistruar pasditen e djeshme në Librazhd, ku burri vrau me sëpatë bashkëshorten dhe më pas u vetëflijua.
Nga informacionet e reja që televizioni MCN disponon, autori vrasjes Qemal Bici prej kohësh ka patur konflikte me bashkëshorten Lumturie Bici por Dega e Policisë së Librazhdit nuk ka pasur një regjistrim.
Qemal Bici ishte një përdorues i alkoolit dhe të dy bashkëshortët figurojnë të pa punë, dhe të vetme të ardhura që ata merrnin ishin nga produktet bujqësore.
Debati ka nisur në dhomën e gjumit dhe mendohet për shkaqe xhelozie ku dhe është vendi që ka vrarë viktimën Lumturie Bicin dhe me pas është vetëflijuar në njërën nga pemët e oborrit të shtëpisë.
Të vetmit dëshmitar në vendngjarje ka qenë djali i vogël ku është kthyer në shtëpi me një shok dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Qemal dhe Lumturie Bici kanë 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem, njëra nga vajzat jeton ne Greqi dhe tjetra në Tiranë, ndërsa djali i parë i familjes Bici që ndodhet në Angli ka qenë i shpallur në kërkim me urdhër të prokurorit të Elbasanit.
Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen.



