Zgjedhjet në SHBA, parë në shumë këndvështrime, po sjellin risi në disa shtete amerikane. Kandidati demokrat Xho Bajden po kryeson me vota elektorale, por projeksionet flasin për një përmbysje të Donald Trump në shtetet ku ende s'ka përfunduar numërimi. Gazetari Robert Papa, në një lidhje me Skype në TvT, thotë se megjithëse kishte pritshmëri, kandidati demokrat Biden bëri disa gabime që nuk mori besimin e tërsishëm të amerikanëve.
“Biden kandidat shumë i dobët, edhe pse kishte më shumë se 150 milion dollarë reklama, nuk arriti të krijonte atë që quhet “vala blu”. Përsëri bëri gabimin e trashë të Hilary Clintonit, duke harxhuar kohën në Teksas, ky shtet nuk kishte shans të kthehej në shtet blu, dhe nuk arriti të jepte dot një mesazh që demokratët janë tashmë një parti që sundohet nga elita e majtë ekstreme, dhe ky është problem për elektoratin amerikan, edhe pse kanë një kandidat me probleme të mëdha të karakteri, morale, dikush që nuk ka pothuajse asgjë republikane, por për shumicën e bardhë Trump është ai që duhet t'i shpëtojë nga elita e së majtës ekstreme”.
Po cili është çelësi i suksesit të Trump për një rifitim të votës së amerikanëve?
“I vetmi president i cili nuk iu largua kurrë bazës së vet, ishte i vetmi president që nuk arriti asnjëherë 51 për qind të aprovimit të polleve, qëndroi te 40 për qind. Nuk kemi më parti republikane, kemi parti të Trumpit, sepse nuk janë ato parimet bazë të republikanëve për taksat, për familjen, por është një njeri që di të flasë për ata që duan ndryshe, ai është i pasur dhe i ka bindur të bardhët amerikanë të zonave rurale, që shpëtimi nga kjo e majtë, madje edhe me terma socialistë e komunistë, dhe kjo funskionoi shumë mirë në Florida. Biden ishte një kandidat shumë i dobët, demokratët duhet ta ndjenin këtë, që me një kandidat si ai, mundësia ishte shumë e vogël, por shpresuan që amerikanët do të votonin o pro Trump, o kundër Trump, pra nuk kishte votë Trump pse Biden, ishte pro-Trump, kundër-Trump", tha ai.
Gazetari Papa ka një analizë të tij, lidhur me faktin se çfarë të mire sjell rizgjedhja e Trump.
“Ne shqiptarët nuk jemi në interesin e Shtëpisë së Bardhë, kjo dihet. Me Biden unë mendoja se do të ishte më mirë për ne shqiptarët, se na njeh, na ka mbështetur, dyshoj te Mitrovica, d.m.th. ata që donin ta merrnin atë pjesë të Kosvës, tani i kanë duart e lira, por megjithatë duhet ditur se Departamenti i Shtetit që kontrollohet nga burokratët kanë një projekt për Amerikën për një 100-vjeçar dhe ne jemi te ky projekt aleat i këtij vendi të madh”.



