Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, është sulmuar nga forcat ushtarake të Armenisë, teksa vazhdojnë luftimet për enklavën (rajonin) e diskutueshme Nago-Karabak.
Rajoni në fjalë është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Autoritetet e vetëshpallura atje deklaruan se sulmuan aeroportin ushtarak të Ganja-s pasi forcat azerbajxhanase goditën kryeqytetin e rajonit, Stepanakert.
Nga ana tjetër Azerbajxhani thotë se asnjë vend ushtarak i Ganja-s nuk është sulmuar, shkruan BBC.
Më shumë se 220 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i përplasjeve luftarake një javë më parë. Armenia dhe Azerbajxhani i shpallën luftë njëra-tjetrës për Nago-Karabak në vitet 1988-94, kur deklaruan përfundimisht një armëpushim.
Sidoqoftë, ata kurrë nuk kanë arritur një zgjidhje mbi këtë mosmarrëveshje. Luftimet aktuale janë më të egrat që janë parë që prej armëpushimit dhe dy ish-republikat Sovjetike kanë fajësuar njëra-tjetrën.



