Protesta kundër Veliajt, Logu: Tërësisht partiake, Rithemelimi kërkon të marrë flamurin e opozitarizmit (VIDEO)

Protesta kundër Veliajt, Logu: Tërësisht partiake, Rithemelimi kërkon të marrë flamurin e opozitarizmit (VIDEO)

Avokati Besart Logu protestën e sotme të opozitës para bashkisë Tiranë, për të kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj e sheh si dështim.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se jo vetëm protesta e sotme por edhe ajo e para një jave ishte dështim, duke pasur parasysh kohën që kushte opozita për tu organizuar.

Janë në total 19 punonjës të Bashkisë Tiranë ku pjesa më e madhe e tyre janë në masë sigurimi arrest e burg.

Arsyeja pse duhet dalë është jashtëzakonisht e madhe. Tirana sërish të jep një leksion, Tirana është kundër lëndës plasëse.

Partia Demokratike ka denoncuar të gjitha aktet korruptive nëpërmjet rrugëve institucionale. Qytetarët e Tiranës nuk manipulohen kollaj.

I vetmi tubim ku Tirana ka marrë pjesë, ka qenë ai i fillim viteve ‘90-të. Këta të vijës së parë janë të gjithë struktura vendore të Rithemelimit.

Kjo është protestë tërësisht partiake, nuk është se kanë dalë qytetarët. Shoh kryesisht eksponentë të Rithemelimit.

Nuk duhen gënjyer kryesisht demokratët, çdo titullar institucioni i zgjedhur me votë, nuk rrëzohet me protesta.

Pushteti merret vetëm me votë, mos të gënjehen më demokratët, që hajde të rrahim ca policë

. I vetmi mesazh që dërgohet ndaj demokratëve, është që ne jemi opozita.

Gjithçka bëhet për të marrë flamurin e opozitarizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy