Shpërthim në Shkodër, humb jetën një person (VIDEO)

Shpërthim në Shkodër, humb jetën një person (VIDEO)

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme në Shkodër, si pasojë e një shpërthimi.

 

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

 

Si pasojë u dëmtua Hysni Ymeri, 67 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.     

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy