Gazetari Arsen Rusta zbuloi për MCN Live detaje nga megaoperacioni anti-drogë që u zhvillua në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Rusta bën me dije se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që shpërndante lëndë narkotike brenda perimetrit të shkollave, dhe në rrugët kryesore të qyteteve të vendit.
Sipas gazetarit mes të arrestuarve janë një zyrtar policie, si dhe administratorë të pushtetit lokal.
MCN Live mëson ndër të tjera se polici i arrestuar në Elbasan është Sajmir Hysa.
Operacioni ka mbi 200 urdhër-arreste dhe procedime penale, për persona të shoqëruar, arrestuar dhe të shpallur në kërkim. MCN Live ka mundur të mësojë që prej disa muajsh Prokuroritë në vend, ajo që është proklamuar edhe nga ministri Balla prej disa javësh, bëhet fjalë për shpërndarësit e drogës në perimetrat e shkollës dhe rrugicat dhe rrugët e lagjeve të qytetit dhe kryeqytetit. Rezulton që edhe javën e parë të nisjes së shkollave kanë qenë mjaft aktiv duke shitur lëndë narkotike në perimetrin e sigurisë së shkollave. Numri i të arrestuarve është i lartë, bëhet fjalë për gra e vajza, burra e djem, që në një hierarki nga bosi te shpërndarësi më i vogël komandonin zona të ndryshme të Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Vlorës. Tirana dhe Vlora mbajnë numrin më të madh të të arrestuarve. 110 janë ndaluar në kryeqytet, 60 në Vlorë, 25 në Durrës, dhe 21 në qytetin e Korçës. Është sekuestruar 3, 6 kg kokainë, heroinë ka mbi 1 kg, kanabis sativa ka mbi 10 kg. Ka ekstazi, lëndë narkotike sintetike, që është mjaft e rrezikshme por ka edhe çmimin më të ulët dhe shpërndahet më shpejt, para, automjete, kontrolle banesash dhe prona. Pritet që Policia e Shtetit të ketë një komunikim për mediat. Janë grupe kriminale të strukturuar, që kishin arritur të krijonin një strukturë ku dominonin tregun. Ka prej personave që e kishin bazën në Vlorë, por komandonin nga Tirana. Mes të arrestuarve është një zyrtar policie, dhe administrator të pushtetit lokal. Nuk kemi një emër të rëndësishëm të botës së krimit".
Në orën 11:30, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohet një konferencë për shtyp, për rezultatet e megaoperacionit antidrogë



