Berisha flet për 21 Janarin: Protestuesit po gjuanin me plumba, Garda vepron me ligj! (VIDEO)

Berisha flet për 21 Janarin: Protestuesit po gjuanin me plumba, Garda vepron me ligj! (VIDEO)

Teksa prononcohej për protestën paqësore të thirrur mbrëmjen e sotme përballë Kryeministrisë, ish-Kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjen e 21 janarit.

Berisha u shpreh se ngjarja e Kavajës me atë të 21 Janarit nuk mund të krahasohen, pasi në rastin e protestës “kishim protestues që po agresionin gardën, nëse në rastin e të riut në Kavajë, ku i fundit ishte në qeli dhe i pambrojtur”.

Je fare fare gabim për këto që thua ti. Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë. Janë të filmuara. Nëse doni të gënjeni para kamerave, ju mund të turpëroni veten. Ka patur në xhama, përveç mediave që nuk duan t’i shohin.

Është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsirutur në parlament shpalljen e tyre, vrasjen e shtetërore padashje, po them për Gërdecin. Pse e kam bërë se garantimi i vendit ka qenë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Këta zotërinjtë këtu janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për tejkalim të kompetencave nga Garda. Garda u agresua dhe ka një ligj, nëse gushtari i gardës agresohet njëherë qëllon në ajër, nëse agresohet për së dyti qëllon te këmbët dhe nëse agresioni vazhdon asgjesohet. Garda nuk vepron me urdhër vepron me një ligj që e miratoi qeveria socialiste. Të krahasosh një person që qëllon me gur me dinamit ndaj gardës me një njeri që ndodhet në qeli dhe del i vdekur, ka një verbëri militanteske”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy