Lapaj: Do jem kandidat për deputet në Tiranë. Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet

Lapaj: Do jem kandidat për deputet në Tiranë. Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha në emisionin “Zonë e Lirë” se do të jetë kandidat për deputet në Tiranë. Lapaj tha se “Shqipëria bëhet” pretendon mandate në të gjitha qarqet e vendit.

Unë do të kandidoj në qarkun e Tiranës, sepse do udhëheq subjektin në kalanë kryesore të vet.  Pretendojmë se do marrim mandat në të gjitha qarqet. Mandati më i lehtë i Shqipëria bëhet ka për të qenë në qarkun e Kukësit. Me një luftë të fortë mandati në Kukës del me 3 mijë e ca vota”.

I pyetur për largimin e disa personazheve nga “Shqipëria bëhet” Lapaj tha: “Kjo është rrugë parimesh, jo rrugë emrash. Di të them me përgjegjësi të plotë që një prej kolegëve, për shkak të angazhimit dhe profesionit, s’ka arritur të mbajë ritmin e gjësë për shkak të ngarkesës. Nëse dikush s’e vazhdon dot për arsye objektive, ka dhjetëra të tjerë që shtohen”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy