Gjykata “pezullon” Bashën/ Meksi: Vendim i pritshëm, kjo situatë politike ndihmon vetëm maxhorancën (VIDEO)

Gjykata “pezullon” Bashën/ Meksi: Vendim i pritshëm, kjo situatë politike ndihmon vetëm maxhorancën (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Lidhur me këtë, avokati Redon Meksi në MCN Live u shpreh se ishte një vendim që e priste dhe se fitorja e vetme është se treguan se dinë të shkojnë te gjyqësori, ndërsa theksoi se organizmi i brendshëm i partisë duhet të jetë brenda rregullave. Sipas tij, kjo situatë politike ndihmon vetëm maxhoranacën.

Nuk ka rrugë tjetër kjo është absurditeti i Partisë Demokratike që ajo duhet të kishte shkuar më herët te gjyqësori, madje e prisja që në korrik që kur zgjodhën kryetar Bashën. Në fund fare është një fitore që tregon se ne arrijmë të shkojmë në gjykatë. Gjykata shqyrton nëse është në përputhje me ligjin ky statut i PD dhe në çastin që është pezulluar nuk hyn në fuqi menjëherë. Ai vendimi juaj për të vendosur kryetar Bashën sot është pezulluar, Nikolla tani e ka një armë më pak për të vendosur në favor të deputetëve të Bashës.

Gabimi është i tillë që nuk është zbatuar ligji, unë sot se di akoma se kush PD. Organizmi i brendshëm i partisë të jetë brenda rregullave, nuk ka si funksionon partia pa rregullore. Juristëve të mirë nuk i është lënë mundësia të shprehen. Një vend si Shqipëria që juristë ka me bollëk dhe atje shkojnë ca juristë që s’kanë aberin fare.

Këtu problemi është që gjykata e lartë, duhet të kishte marrë një vendim, atë që ishte të 3 marsit, duhet të kishte marrë një vendim dhe kjo çështje mbyllej njëherë e mirë. Kjo nuk është çështje individuale, kemi një opozitë që nuk di kush e përfaqëson dhe gjykata e lartë e lë pezull, dhe kjo i sjell të mirë vetëm qeverisë sot. Sot nuk ka asnjë leverdi që kjo çështje të zgjasë pa fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy