
Telefonat e dikurshëm pa internet dhe me pak funksione janë rikthyer. Në tregun amerikan është një segment i veçantë, por i qëndrueshëm.
Çuditërisht, janë të rinjtë ata që po i përdorin. Gjenerata Z dhe ata që njihen si millenial i përdorin për të tentuar të detoksikohen nga telefonat inteligjentë dhe mediat sociale tashmë të kudogjendura.
Analistët e Counterpoint Research presin që shitjet e këtyre telefonave të arrijnë në 2.8 milionë në 2023-n. Krahas dëshirës për detoksifikimin dixhital tek të rinjtë, siç sqaron kompania, ekziston edhe kërkesa për konsumatorët që i drejtohen telefonave më të lirë apo të disponueshëm (si turistët, për shembull që blejnë një telefon të dytë për periudha të shkurtra), disa kompani që duan të ulin kostot (çmimi i këtyre pajisjeve varion nga 20 deri në 100 dollarë), vendet në zhvillim ku lidhja me internetin është e ngadaltë.



