Në Amazonë zbulohet ngjala që mund të lirojë elektricitet prej 860 voltësh

Në Amazonë zbulohet ngjala që mund të lirojë elektricitet prej 860 voltësh

Me anë të hulumtimit të ADN-së është dëshmuar ekzistimi i dy llojeve të reja të ngjalave elektrike në Amazonë, njëra prej të cilave mund të lirojë ngarkesë rekorde elektrike.

Hulumtuesit thonë se këto gjetje janë dëshmi e diversitetit të jashtëzakonshëm në pyjet e Amazonës, një pjesë e madhe e të cilit është ende e panjohur për njeriun dhe janë ilustrim për rëndësinë e mbrojtjes së këtij habitati nga rreziku i shpyllëzimit dhe zjarreve të qëllimshme, shkruan “The Guardian”.

Ngjalat mund të lirojnë elektricitet prej 860 volt, shumë më tepër sesa rekordi ekzistues prej 650 voltësh.

“Pavarësisht ndikimit të njeriut në pyjet e Amazonës në pesëdhjetë vjetët e fundit, ne ende mund të zbulojmë peshq gjigantë si dy llojet e ngjalave elektrike”, tha hulumtuesi udhëheqës, David de Santana.

Në këtë hulumtim thuhet se një numër i madh i specieve presin të zbulohen në pyjet e Amazonës, shumë prej të cilave mund të përdoren për shërimin e sëmundjeve ose nxitjen e inovacioneve teknologjike.

Ngjala elektrike, e cila i ngjan më shumë peshkut sesa ngjalës, ka qenë frymëzim për shkencëtarët për ndërtimin e baterisë së parë elektrike.

Ngjalat elektrike e përdorin shokun elektrik për disa qëllime, përfshirë kapjen e gjahut, vetëmbrojtjen dhe orientimin në hapësirë. Ato gjenerojnë elektricitet nga tri organe të veçanta elektrike të specializuara të lëshojnë ngarkesa me forca të ndryshme për qëllime të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy