
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë sot Budapestin, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban me rastin e Festës Kombëtare të Hungarisë.
Në qendër të bisedimeve, përveç çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, është edhe lufta në Ukrainë dhe siguria në Detin e Zi pas përfundimit të marrëveshjes Moskë-Kiev për grurin, sipas burimeve turke të cituara nga Tass.
Kreu turk po planifikon bisedime me krerët e vendeve të tjera që do të marrin pjesë në festime.



