Zbulohet grupi i shqiptarëve nga Elbasani, furnizonin me heroinë veriun e Italisë

Zbulohet grupi i shqiptarëve nga Elbasani, furnizonin me heroinë veriun e Italisë

Një operacion antidrogë në veri të Italisë zbuloi një grup që drejtohej nga disa shqiptarë nga Elbasani, të cilët trafikonin drogë nëpërmjet Shqipërisë e Maqedonisë.

Gjatë operacionit të koduar “Chicken’s house” janë arrestuar 11 korrierë droge, 10 prej të cilëve shqiptarë dhe 1 shtetas italian si dhe janë sekuestruar rreth 80 kg lëndë narkotike.

Grupi arrinte të fuste sasi të mëdha heroine në Itali, duke përdorur për financim të ardhurat që grumbullonin nga shitja e kokainës në doza të vogla.

Ata kishin krijuar një rrjet të mirëfilltë shpërndarjeje në Toskanë, Lombardi, Liguri, Pulia, Emilia Romania dhe Trentino Alto Adige. Baza e tyre ishte përzgjedhur një shtëpi në një nga fshatrat e Venetos. Aty bëhej përzierja, matja dhe paketimi i lëndës narkotike për shitje.

Droga arrinte në Itali nëpërmjet makinave të vogla, e fshehur në pjesën e tapicerisë. Secila prej makinave ishte pajisur me lokalizator, që tregonte në çdo moment lëvizjen e tyre. Mjetet drejtoheshin nga persona që nuk ngjallnin dyshime dhe ndodhedhin në vështirësi ekonomike.

Ndërkohë, hetime në lidhje me këtë rast kanë nisur edhe në Maqedoni. Prokuroria e Shkupit dhe policia antidrogë kanë nisur hetime që çuan në sekuestrimin e një sasie të mdah droge dhe arrestimin e transportuesve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy