Nga nesër devijon trafiku tek ish-sheshi "Shqiponja", ja si bëhet hyrja dhe dalja nga Tirana

Nga nesër devijon trafiku tek ish-sheshi "Shqiponja", ja si bëhet hyrja dhe dalja nga Tirana

Nga e diela e 4 prillit, do të ndryshojë sërish skema e lëvizjes në ish Sheshin Shqiponja për hyrjen dhe daljen nga qyteti i Tiranës.

Në një reagim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijnë nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundësohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Për këto punime që po kryhen në rrugë ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy