
Reshje të shumta kanë rënë pa pushim të mërkurën në Japoninë juglindore, duke i detyruar autoritetet të lëshojnë një urdhër për evakuim për më shumë se një milion njerëz. Direktivat kanë të bëjnë kryesisht me prefekturat e Kagoshimas dhe Miyazakit, ku rënia e mëtejshme mund të shkaktojë vërshime të mëdha dhe rrëshqitje të dheut. Në qytetin e Kagoshimës janë evakuar pothuajse të gjithë 590 000 banorët e saj, ndër të cilët personat e moshuar janë të detyruar të gjejnë strehë në qendrat emergjente. Agjencia Japoneze e Meteorologjisë (JMA) ka paralajmëruar qytetarët që të vazhdojnë të jenë vigjilentë, për shkak të shiut, intensiteti i të cilit nuk pritet të ulet para të shtunës. Qyteti i Kanoyas ka shënuar 81 milimetra shi në orë të mërkurën pasdite dhe disa zona të Kyushut kanë pare të bjerë gjatë 24 orëve po aq shi, sa zakonisht bie gjatë një muaji.



