
Eldisi, është një këngëtari i ri, kryesisht i coverave të njohur të këngëtarëve shqiptar, të cilat arritën të bëhen shumë viral në tik tok.
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Eldisi, thotë se veçantia e këtyre videove virale qëndron në faktin se këndon këngët e këngëtarëve të njohur dhe u ndryshon tekstin, por ruan muzikën origjinale.
Ideja e parë nisi nga kënga e Samantës, të cilën e realizova duke ndryshuar fjalët e këngës dhe krijova atë video dhe filluan të gjithë duke shpërthyer në komente. Video qëlloi të ishte shumë e pëlqyer dhe realizova dy versione.
Pastaj vazhdova me këngë të tjera, të cilat arritën shumë klikime. Unë ruaj origjinalitetin e muzikë por ndryshoj një pjesë të teksteve.
Unë i bëj vet ato efekte, këto regjistrime i bëj me telefon pastaj miksimin e bëj përmes kompjuterin te programet që përdoren te studiot muzikore.
Artistët VIP kur i shohin coverët e mia, i bëjnë shpesh tag, ose reagojnë me emogies.



