Policia: Në 3 muaj, 87 shtetas tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë

Policia: Në 3 muaj, 87 shtetas tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë

Tetëdhjetë e shtatë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 3 muajve të fundit, me akuzën e mitdhënies. Ata kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, duke u ofruar para në këmbim të shmangies së masës së ndëshkimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Këto raste janë evidentuar dhe ndëshkuar kryesisht nga ana e Policisë Rrugore, Policisë Kufitare por edhe nga Patrulla e Përgjithshme dhe konkretisht: 70 raste nga Policia Rrugore, 16 raste nga Policia Kufitare, Si dhe 1 rast nga Patrulla e Përgjithshme. Për këto raste janë arrestuar 87 shtetas pasi kanë tentuar t'i ofrojnë ryshfet punonjësit të Policisë, nga këta: - 69 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t'i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektet e alkoolit e shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 1 pasagjer pasi i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën adminstrative ndaj drejtuesit të mjetit. Si dhe 1 drejtues mjeti është arrestuar nga Patrulla e Përgjithshme - 16 shtetas janë arrestuar nga Policia Kufitare, ku dy prej tyre janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim që këta të fundit t'i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe 14 shtetasit e tjerë pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos tju afrojnë lekë punonjësve të policisë për të shmangur detyrimin ligjor, pasi Policia e Shtetit është e vendour për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të korruptojë Punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë me detyrën , duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj punonjësve të policisë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy