Përzgjedhja e degëve, Ruçi: Maturantët duhen orientuar, është nevojë e tregut

Përzgjedhja e degëve, Ruçi: Maturantët duhen orientuar, është nevojë e tregut

Degët e mjekësisë dhe teknologjisë mbeten më të preferuarat nga të rinjtë, ndërkohë që rritje pozitive është vënë re edhe për mësuesinë dhe programet profesionale. Në studion e lajmeve në MCN TV, përmes Skype, ekspertja e arsimit, Irsa Ruçi, tha se janë të domosdoshme programet orientuese për maturantët, të cilët priren në përzgjedhjen e degëve nga ajo që është “në modë”. Ruçi tha se një orientim i konsultuar më parë mes Ministrisë së Arsimit, Departamentit të Administratës Publike, biznesve dhe grupeve të tjera të interesit do të çonte të rinjtë drejt degëve të duhura dhe do të ndikonte pozitivisht në tregun e punës.   

“Duhet një studim i tregut, ku Ministria e Arsimit, Administrata Publike, bizneset të bëhen bashkë për një orientim. Nxënësit duhet ta kenë sapo të mbarojnë klasën e nëntë. Duhet të shkojmë drejt zanateve. Është nevojë e tregut. Të rinjtë duhet ta kuptojnë se nuk prodhon punësim thjesht juridiku dhe mjekësia”, tha ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy