
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se ndaj Erion Veliajt nuk ka ende një akuzë zyrtare, por ka një hetim i cili vazhdon.
Sipas Kullës, ky lloj paraburgimi është jokushtetues.
Në gjykimin tim në kushtet që dy prindërit janë në masë arresti dhe kanë një fëmijë 6 vjeç, logjika e do që gjyqtari njërin nga prindërit ta lënë të lirë. Dhje Ajola është në masë arresti. Nuk ka akuzë zyrtare. Është dosje, nuk ka akuzë të ngritur, ka hetim për çështjen në fjalë, hetimi vazhdon. Masa është dhënë që ose të mos prishen provat. Që të ketë një rishikim të masës është e mundshme, sa do të jetë e vërtetë do ta shohim. Ky lloj paraburgimi është jokushtetues.
Objekti i goditjes është Rama.
Unë ta kam thënë gjithmonë këtu qëllimi është që të shkohet lart.



