Vetingu për noterët, Laçej: Jemi dakord me përmirësimin e punës, nisma në kuadër të pastrimit të parave (VIDEO)

Vetingu për noterët, Laçej: Jemi dakord me përmirësimin e punës, nisma në kuadër të pastrimit të parave (VIDEO)

Fatmir Laçej Nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Noterëve tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se projektligji për një veting për noterët është diskutuar me ta si në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Këshillin e Ministrave.

I pyetur nëse janë dakord lidhur me lidhur me projektligjin e miratuar nga qeveria ditën e djeshme, Laçej tha se kjo është një nismë nga ndërkombëtarët për përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe punës së noterëve, të cilët siç u shpreh ai janë në vijën e parë të frontit pasi pa vulën e noterit nuk mund të lidhen kontrata.

Intervista:

Si jeni njohur me nismën, dhe a është konsultuar paraprakisht Dhoma Kombëtare e Noterëve për këtë nismë?

Laçej: Projektligji për ndryshimet për noterinë është një projektligj që është diskutuar, ne kemi qenë të përfshirë si grup interesi, si në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Këshillin e Ministrave.

Ju jeni dakord me atë që ka miratuar qeveria ditën e djeshme?

Laçej: Ne jemi dakord me përmirësimin e punës sepse nisma e Ministrisë së Drejtësisë ka ardhur nga FAF dhe Manival në kuadër të pastrimit të parave. Rekomandimi i tyre ka të bëjë me gjithë ekonominë shqiptare, por në veçanti me noterinë që është në vijën e parë të frontit pasi pa vulën e noterit nuk mund të lidhen kontrata.

Aktualisht sa është numri i noterëve në rang vendi që e ushtrojnë këtë profesion?

Laçej: Numri i noterëve është 450 dhe të gjithë kanë kaluar në sitë. Por rekomandimet e Manival thonë se noterët duhet të jenë të besueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy