Shisnin kanabis, arrestohen dy persona në Tiranë

Shisnin kanabis, arrestohen dy persona në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Wednesday”, ka vënë në pranga dy persona, pas sekuestrimit të një sasie kanabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa persona shpërndanin lëndë narkotike kanabis sativa, efektivët e komisariatit Nr.1, vunë në pranga H. D., 46 vjeç dhe K. L., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. Sh., 47 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. D., i cili ishte së bashku me shtetasit K. L. dhe G. Sh., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.

Të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kanabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua penalisht R. L., 28 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë të Komisariatit Nr. 1., që të mos arrestonte vëllain e tij, shtetasin K. L.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy