Astrit Patozi rrit tonet ndaj Bashës: Më 22 korrik nuk do të lejojmë…

Astrit Patozi rrit tonet ndaj Bashës: Më 22 korrik nuk do të lejojmë…

Astrit Patozi dhe anëtarët e kryesisë së PD-së që kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës, e kanë vijuar takimin e radhës me simpatizantë të Vlorës, para të cilëve Patozi sqaroi arsyet pse nuk u fut në garën për kryetar.

“Jo një kandidat, por do ishim 2 dhe ne do i merrnim timonin në mes të ditës Lulzim Bashës. Unë nuk isha i gatshëm ta bëja këtë. Dikush thotë po t’i hyje aty se do të mbështesnim ne, por në rast se ai thotë listat i kam unë, ta dini që ju s’do e keni emrin në listë, do jenë disa të tjërë. Nuk u futa në garë dhe kërkova një garë korrekte e vetmja që do na nxirrte nga koplasi”,- tha ai.

Patozi u shpreh i bindur dhe kërkoi nga çdo demokrat të mos lejonin garën farse brenda PD-së më 22 korrik.

“Ftoj që nga anëtari më i vjetër Sali Berisha të ngrihet, të reagojnë. Të marrim në dorë fatet e PD Më 22 korrik nuk do lejojmë që të rrëmbehet mandati i PD në mes të ditës”,- shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy