Përjashtimi i Berishës nga PD, Deromemaj: Vendim personal i Bashës, na zhveshi të gjithëve nga një përgjegjësi e tillë (VIDEO)

Përjashtimi i Berishës nga PD, Deromemaj: Vendim personal i Bashës, na zhveshi të gjithëve nga një përgjegjësi e tillë (VIDEO)

Ish-lideri i PD Sali Berisha do të do të jetë nesër në 18:00 ë Vlorë në “Foltoren” e tij të radhës.

Kryetari i PD në këtë qytet Genc Deromemaj tha se ka njoftuar qyetarët përmes një ftese publike dhe sipas tij pjesëmarrja në takimin me Berishën do të jetë e kënaqshme.

I pyetur lidhur me përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar i PD, Deromemaj tha se nuk duhej të ishte mërrë një vendim i tillë, ndërkohë që theksoi se vendimi ka qenë personal i Bashës dhe se ka zhveshur nga një përgjegjësi e tillë të gjithë demokratët.

Intervista:

Z. Deromemaj, ju keni konfirmuar dy ditë më parë për MCN, e keni përmendur edhe sot, se do e prisni z. Berisha në këtë foltore të tij. A e keni njohur z. Basha me ketë vendim?

Deromemaj: Nuk mendoj se duhet të njihet Basha me këtë vendim.

Po anëtarësia e PD në këtë qytet, a është njoftuar? A pritet të ketë pjesëmarrje të gjerë?

Deromemaj: Unë si një prej anëtarëve kam bërë një ftesë publike dhe në dijeninë time pjesëmarrja do të jetë e kënaqshme.

Po me drejtuesin e qarkut, z. Bujar Leskaj keni komunikuar? Jeni në një linjë me të?

Deromemaj: Nuk prononcohem për mendimin e zotit Leskaj, për sa i përket ardhjes së Berishës në Vlorë e di gjithë Shqipëria.  

A ka patur presion, ndaj jush si drejtues dege nga z. Basha? Z. Noka pretendon se ka patur presion prej tij, ndaj drejtuesve te degëve për të mos marrë pjesë në këto foltore.

Deromemaj: Ky artikulim publik ka lindur në vazhdën e takimeve normale që bëhen. Unë kam marrë pjesë në takim dhe në të nuk është artikuluar një gjë e tillë nga Basha. Basha ka thërritur këtë takim për vazhdimin e opozitës dhe për të diskutuar për situatën në PD.

Unë jam kundër vendimeve absolute ky të rrijë ai të ikë, por mbështes demokracinë dhe lirinë për tu shprehur. Delegatët do të kenë të drejtën për të vendosur. Nuk është vendim që merret nga unë apo ndonjë tjetër.

Mendoni se këto Foltore, e dobësojnë apo forcojnë PD?

Deromemaj: Në mënyrë absolute mendoj se kjo lëvizje do ta forcojë PD dhe jo ta dëmtojë.

Duhet thirrur Kuvendi Kombëtar I PD, sipas jush?

Deromemaj: Që të therritet kuvendi kombëtar dueht të ketë kërkesa konkrete. Thërritja bëhet me alterative konkrete dhe nëse këto do të gjejnë zgjedhje do ti mbështes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy