Samiti i Davosit/ Maliqi: Motoja është rikthimi i besimit te diplomacia, i pranishëm vetëm një kryeministër shqiptar  (VIDEO)

Samiti i Davosit/ Maliqi: Motoja është rikthimi i besimit te diplomacia, i pranishëm vetëm një kryeministër shqiptar (VIDEO)

Gazetari Nefail Maliqi në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV nga Davosi, foli për punimet e Forumit Ekonomik Botëror. Maliqi tha se motoja e takimit është rikthimi i besimit te diplomacia, ndërkohë disa vatra lufte janë hapur në botë. Ai shtoi se në fokus janë edhe dy vendet rajonit, Kosova dhe Bosnja, ku do të synohet që të parandalohen konfliktet e mundshme.

Gjendemi në Davos, në zemër të Alpeve të Zvicër ku mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Ku do marrin 2800 pjesëmarrës nga 100 qeveri botërore. Me delegacione të elitës, duke filluar nga presidenti Zelensky, pastaj vjen një delegacion i madh nga Amerika, i prirë nga Blinken, këtu do të jetë kryeministri Kurti, Presidenti i Francës Macron, kryetari i Katarit e të tjerë. Për dallim nga vitet e kaluara kur kishim 3 kryeministra shqiptarë këtu, Rama, Kurti, Abazoviç, kishte jehonë të madhe çështja e Ballkanit. Por kësaj radhe kemi vetëm një kryeministër shqiptar, kryeministri Kurti. I pari nga personalitetet botërore ka mbërritur Presidenti i Ukrainës Zelensky. Priten një sërë marrëveshjesh të nënshkruhen. Marrin pjesë po ashtu shefi i NATO-s, Stoletneberg, dhe shefi i OKB Gutierres. Motoja është të rikthejmë besimin te diplomacia në përgjithësi. Sot në botë zhvillohen 20 luftëra, ku më të rrezikshmet janë ato në Ukrainë dhe Gaza. Kosova dhe Bosnja janë disa zona krize ku mund të ketë shpërthime dhe luftë sepse Serbia është duke provokuar me ndërhyrje dhe invazion sipas modelit të Kremlinit. Për këtë çështje ka mbërritur edhe Lajçak për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy