I mori 8 milionë lekë qytetares dhe i la nënën të vdiste, arrestohet sanitarja tek “Shefqet Ndroqi”

I mori 8 milionë lekë qytetares dhe i la nënën të vdiste, arrestohet sanitarja tek “Shefqet Ndroqi”

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Tire Alldervishi, nën akuzën se i mori një qytetareje rreth 8 milionë lekë të vjetra për t’i shërbyer nënës e cila ishte e infektuar nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste duke mos i dhënë as ushqim.

59-vjeçarja Alldervishi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë në media, ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma të ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy