
Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Fushë Krujë. Tritoli është vënë në shtëpinë e Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafikës, i cili është marrë peng që në vitin 2015 dhe vijon të jetë i zhdukur.
Lënda plasëse është vënë në derën e shkallëve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por në katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen.
Shpërthimi ka ndodhur pikërisht në vendin ku vite më parë u mor nga persona të maskuar Enveri.
Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve



