Abilekaj: PS partia e mbjelljes së pallateve, lagje të tëra mbajnë emrat e dëmeve të saj

Abilekaj: PS partia e mbjelljes së pallateve, lagje të tëra mbajnë emrat e dëmeve të saj

Analisti Enton Abilekaj në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ ka reaguar ashpër në lidhje me zotimin e Edi Ramës, se PS do të "dhurojë" një pjesë të buxhetit të fushatës për të mbjellë pemë në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Shkodrën.

Abilekaj tha se kjo është njëlloj si të çosh lule tek dikush që ke vrarë, duke shtuar se PS "ka shkatërruar qytetet me beton". Ai e konsideroi PS-në, si partinë e mbjelljes së pallateve dhe se sipas tij ka lagje të tëra që mbajnë emrat e dëmeve që kjo parti ka bërë.

Kjo është simbolikë që në varrin e të vrarëve të çon lule, pora i vret dhe i çon lule viktimës. Kjo po ndodh në qytetet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Në këto qytete këta po çojnë lule në qytetin që kanë vrarë është një tentativë me shpresën që do i falë. Ndërsa në Shkodër është një tentativë. Keni varrosur qytete s’ka faj populli për betonizimin tuaj.

Ky është fakt dhe po gjykoj atë që ka bërë pushteti juaj. Nga Golemi e deri këtej keni shkatërruar një qytet të tërë. Pastaj Vlora dhe në oborrin e gjykatës së Vlorës keni bërë pallat. I keni thënë gjykatës që je kaq impotente se ne ndërtojmë pallatin dhe nuk keni çfarë të na bëni. Jeni partia e mbjelljes së pallateve, ka lagje të tëra që ka emrat e dëmeve që keni bërë ju.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy